Shqipëria gati për Izraelin/ Edi Reja ndryshon skemën, ky pritet të jetë formacioni

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.09.2022, 13:14

Shqipëria luan pasnesër, mbrëmjen e së shtunës ndaj Izraelit në transfertë, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka vendosur që këtë ndeshje të ndryshojë skemën që ai aplikon.

Kështu që nuk do të përdoret një 3-5-2, siç e ka ndodhur më parë, por Reja është “dorëzuar” dhe do të kalojë në një 4-3-1-2. 76-vjeçari ka vendosur që ta nisë me katër lojtarë mbrapa.

Në portë pritet të luajë kapiteni Etrit Berisha. Në mbrojtje do të rreshtohen: Ismajli dhe Veseli në qendër, ndërsa djathtas Ivan Balliu. Nga krahu i majtë do të jetë Elseid Hysaj.

Ndërkohë në mesfushë, ku mungesa e Keidi Bares dhe Endri Çekiçit është e konfirmuar, si titullar ka mundësi ta nisë Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Amir Abrashi, megjithatë një dyshim është edhe për Ylber Ramadanin, që po kalon një formë të mirë në Skoci.

Ndërsa përpara tyre, do vendoset Nedim Bajrami dhe në repartin e sulmit do të luajë Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit