Raporti i FBI dhe CISA: Hakerat iranianë patën akses në rrjetin qeveritar shqiptar 14 muaj para sulmeve të kriptimit dhe fshirësit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2022, 10:00

Pas sulmeve kibernetike ndaj Qeverisë së Shqipërisë të cilët paralizuan dy herë në periudha të ndryshme kohore portalet qeveritare fshihet Qeveria e Iranit.

Lidhur me këtë sulm, ka reaguar FBI dhe CISA.

Përmes një raporti FBI dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturore (CISA) japin detaje mbi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë në Korrik dhe Shtator.

Në raport thuhet se pas sulmeve qëndron kërcënimi iranian dhe se aktorët kanë pasur akses në sistem 14 muaj para sulmit të parë.

Ndër të tjera thuhet se hakerat iranianë kanë shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.

Sipas raportit qasja fillestare u mor nëpërmjet shfrytëzimit të një Microsoft SharePoint që përballet me internetin, duke shfrytëzuar CVE-2019-0604.

Pas marrjes së aksesit në mjedisin e viktimës, aktorët përdorën disa .aspx webshells, pickers.aspx, error4.aspx, dhe ClientBin.aspx, për të ruajtur qëndrueshmërinë.

Sipas FBI, hakerat mbajtën akses të vazhdueshëm në rrjet për afërsisht një vit, duke aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.

Raporti bën të ditur se në korrik 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë, të identifikuar si “Drejtësia e Atdheut” nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër Qeverisë së Shqipërisë.

Midis majit dhe qershorit 2022, hakerat iranianë kryen lëvizje anësore, zbulimin e rrjetit dhe marrjen e kredencialeve nga rrjetet e qeverisë shqiptare.

Në qershor 2022, HomeLand Justice krijoi një faqe interneti dhe profile të shumta të mediave sociale që postonin mesazhe anti-MEK.

Më 23 korrik 2022, Drejtësia e Atdheut postoi video të sulmit kibernetik në faqen e tyre të internetit.

Shtator 2022, hakerat kibernetikë iranianë nisën një valë tjetër sulmesh kibernetike kundër Qeverisë së Shqipërisë, duke përdorur TTP dhe malware të ngjashëm si sulmet kibernetike në korrik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit