Gazetari italian: Milani do transferojë Armando Brojën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.09.2022, 08:37

Gazetari i njohur italian, Carlo Pellegati, i cili ka informacione konfidenciale pranë klubit të Milanit, ka zbuluar planet e kuqezinjëve për të ardhmen, ku njëri prej tyre lidhet me Armando Brojën.

Sipas tij, skuadra italiane ka vendosur në shënjestër kryesore një lojtar me vlerë të madhe në merkaton e verës. Ndërkohë Pellegati jep sygjerimin e tij që i përket sulmuesit të Shqipërisë, Brojën.

Ai tha:

Nënshkrimi i madh i merkatos së transferimeve të verës së ardhshme të AC Milan do të jetë një qendërsulmues i mrekullueshëm. Rossonerët nuk do të kërkojnë një lojtar me vlerë 10 milionë euro, por do të bëjnë një goditje 30-40 milion euro, një lojtar për të ardhmen. Unë kam një emër, luan për Chelsea është 21 vjec, sot vlen nga 25 deri në 40 milion euro. Një qendërsulmues shqiptar që quhet Armando Broja, Milani ka nevojë për të”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit