Talibanët ndalojnë TikTok dhe PUBG: Promovojnë dhunë dhe mashtrojnë rininë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2022, 01:10

Talibanët kanë njoftuar ndalimin e përdorimit të TikTok dhe lojës PUBG me arsyetimin se ato shkaktojnë dhe promovojnë dhunë.

Ministria e telekomunikacionit e Afganistanit thotë se aplikacionet jashtëzakonisht të njohura do të bllokohen dhe njerëzit nuk do t’i përdorin dot.

Vendimi për ndalimin e aplikacioneve erdhi pas një takimi midis ministrisë së telekomunikacionit dhe administratës së zbatimit të ligjit të Sheriatit. Sipas tyre TikTok dhe videoloja e Battle Royale nuk lejohen sepse po 'mashtrojnë' rininë e sotme.

Talibanët fillimisht sinjalizuan synimin e tyre për të ndaluar aplikacionet në prill, duke deklaruar se videoloja popullore 'mashtron brezin e ri' dhe se TikTok 'publikon materiale dhe programe imorale'.

Zëvendës zëdhënësi i Afganistanit, Inamullah Samangani, tha se TikTok ishte shtëpia e 'përmbajtjes së ndyrë' e cila 'nuk ishte në përputhje me ligjet islame'. Ai thotë se shumë njerëz janë ankuar se kanë harxhuar kohën e tyre në TikTok.

Plani i talibanêve është që të ndalohen të dy aplikacionet brenda 90 ditëve të ardhshme. TikTok të ndalohet brenda një muaji ndërsa PUBG do të zhduket pas tre muajsh

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit