Fidel Ylli “nxjerr kthetrat”, i jep 1.4 miliardë Saimir Bidajt ndonëse 5 të tjerë ofruan më pak në tenderin e uniformave sportive

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.09.2022, 21:47

Fidel Ylli, biznesmeni pranë kryeministrit Rama, pak kohë më parë u përdor nga qeveria si vegël mediatike për të hequr vëmendjen nga ngjarjet e ditës nëpërmjet hedhjes në “hava” të lajmit për ri-hapjen e basteve sportive.

Natyrisht vëmendja u hoq nga ngjarjet reale dhe tashmë Fideli duket se nuk shërben më. Ndoshta ky është shkaku që presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka vendosur të fillojë organizimet e tenderave.

Këtu nuk bëhet fjalë për një “llaf goje” por për plot 1.4 miliardë lekë të vjetra. Zotëria në fjalë nëpërmjet KOKSH-it ka organizuar një tender me numër reference REF-38028-08-05-2022 dhe me objekt “LOTI I (Veshje Sportive, çanta, çorape etj)”.

Fondi limit i kësaj procedure kap shifrën 113,603,938 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Bën çudi fakti se në garë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë por fitues është shpallur ai që ka dhënë ofertën më të lartë.

Bëhet fjalë për kompaninë ARISA – KONFEKSION në pronësi të Saimir dhe Diana Bidaj e cila u shpall fituese për vlerën 112,885,700 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse llogarisim diferencën e vlerës fituese me ofertën më të ulët, del një shifër e frikshme prej mbi 400 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në rastin më të mirë këto 400 milionë janë abuzim i pastër që kuptohet lehtë se në xhepat e kujt kanë përfunduar.

Jo vetëm kaq, por vlera fituese rezulton të jetë sa 99,37% e fondit limit të tenderit. Mjafton kaq që SPAK të shkojë tek selia e KOKSH-it dhe t’i tundë prangat përpara fytyrës zotërisë në fjalë. Natyrisht nëse do të ishin hapur bastet online, ne do të kishim vënë bast që SPAK nuk do të paraqitej fare për të arrestuar Yllin e qeverisë, por kjo është një temë tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit