Shokohet qytetarja/ Shkon të marrë lekët në “Raiffeisen Bank”, gjen llogarinë të boshatisur: Dikush ka bërë blerje!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.09.2022, 16:43

Denoncimet për Raiffeisen Bank nuk kanë të ndalur dhe rasti i fundit i mbërritur në redaksinë tonë është edhe më flagranti.

Një qytetare, ka denoncuar ditën e sotme, ‘incidentin’ që i ka ndodhur në një nga bankat Raiffeisen. Ajo ka shkuar bashkë me nënën e saj për të tërhequr para nga një llogari që ishte hapur në emrin e kësaj të fundit, Burbuqe Hoxha.

Sipas qytetares, llogaria kishte 1 milion e gjysmë lekë të vjetra, por kanë konstatuar që në llogari nuk kishte mbetur asnjë lekë. Punonjëset e bankës i kanë dhënë një listë me transaksione, që qytetarja thotë që nuk janë bërë aspak nga ajo. Gjithashtu është përballur me një komunikim joetik nga punonjëset e bankës.

Në fund të gjithçkaje, qytetarja i bën thirrje bankës dhe drejtuesve të saj, që t'i kthehen paratë sa më shpejt, pasi i duhen për një problem shëndetësor. Ajo mendonte se paratë në Raiffeisen Bank ishin më të sigurtat, por është përballur me një zhgënjim total.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit