Dy të rinj nga Peqini marrin peng 17-vjeçaren, e dhunojnë brenda dhomës së braktisur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2022, 14:38

Policia ka arrestuar dy të rinj nga Peqini. Konkretisht shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Peqin, dhe A. H., 18 vjeç, banues në Peqin, janë arrestuar pasi morën peng një vajzë, duke e çuar në një objekt të pabanuar dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj saj. 23 vjeçari i akuzuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe 18 vjeçari i akuzuar për “Plagosje e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim i akuzuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, do të dënohen nga Gjykata.

Policia Kavajë

Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas që i hoqën lirinë një shtetaseje dhe ushtruan dhunë ndaj saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët se dy shtetas i kishin hequr lirinë një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar.

Falë veprimeve profesionale policore nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë arrestuar në flagrancë, në një kohë rekord, shtetasit:

– A. D., 23 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja" dhe "Plagosja e lehtë me dashje", të kryera në bashkëpunim;

– A. H., 18 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", të kryera në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit