19-vjeçarja vrau vetën, nëna akuzon edhe vjehrren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.09.2022, 20:16

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ka tronditur Mitrovicën. Një 19-vjeçare u gjet e vrarur. Betina Ymeri dyshohet se vendimin për t'ia marrë jetën vetës e morri pas presioneve të ushtruara nga i fejuari i saj.

Prindërit e të ndjerës kanë lëshuar akuza në drejtim të dhëndrit të tyre në emisionin duke e akuzuar këtë të fundit se e ka shtyrë vajzën drejt vetëvrasjes.

Nëna e 19-vjeçares tha se i fejuari e dhunonte vajzën, duke shtuar se për këtë gjë ishin në dijeni dhe familjarët e tij.

“Për ne ka qenë shumë e rëndë kjo ngjarje. Betina kishte gati 1 vit e fejuar, ishte njohur në klasën e 9-të dhe pas njëviti ata u fejuan. Martesa nuk ishte bërë, Betina qëndronte edhe tek ne edhe tek familja e të fejuarit. Atë ditë që u vetvar nuk jemi dëgjuar në telefon, por të gjithë e dinin se Betina keqtrajtohej nga i fejuari madje edhe vjehrri i saj e dinte.

Unë i kisha parë disa shenja vajzës, por ajo më pohoi se ishte rrëzuar dhe e besova. Por vajza ka pasur presion që nuk ka treguar. Por ajo atë ditë e ka pasur telefonin, madje më pohoi se do të shtrihej dhe do të pushonte pak.

Nuk kam mundur te kuptoj asgjë rreth situatës së saj. Çika ka qenë në komunikim me mua dhe madje ajo më tha momentin e fundit se po lidhej në telefon me të fejuarin në Gjermani, por diçka ai i ka thënë se m’u duk e shqetësuar.

I fejuari 3 muaj jetonte në Gjermani dhe vetëm atë ditë që dhamë dëshminë ne ka ardhur ai. Por ne e themi me bindje se drejt vetvrasjes e ka çuar ai. Vajza është dhunuar dhe nuk ka treguar ka qenë e mbyllur brenda vetvetes. Madje atë ditë ajo ka qenë duke folur me të fejuarin sepse ai kishte njoftuar për vetëvrasjen të atin dhe ai erdhi në vendngjarje, pra ai e ka ditur se çfarë do bënte vajza. Madje vajza është dhunuar nga ai dhe familjarët e tij kanë ndërhyrë dhe ata e dinë që ai e dhunonte. Vjehrra shprehej se nuk bënte punët ishte e pakënaqur pasi nuk i pëlqenin dhe nuk dëshironte punët e vajzës”, ka deklaruar nëna e të ndjerës për emisionin “Me zemër të hapur".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth dy javë më parë, ndërsa familja dhe disa qytetarë kanë protestuar të premtën para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke i bërë thirrje institucioneve gjegjëse që ta trajtojnë drejt dhe me prioritet rastin e Betinës dhe t’i jap ndëshkim meritor personit që e shtyri drejt vdekjes atë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit