Juventusi merr vendimin për Masimiliano Alegrin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.09.2022, 16:05

Juventusi e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë fillim sezoni, teksa ka vetëm dy fitore në 9 ndeshje të zhvilluara në Serinë A dhe Ligën e Kampionëve. Tifozët fajsojnë Alegrin për këtë ecuri negative.

Gjithsesi, sipas “Corriere della Sera”, Anjeli dhe Arrivabene kanë dhënë vendimin se Alegri duhet të vazhdojë me bardhezinjtë. Madje, ata janë kundër shkarkimit, duke hedhur poshtë idenë e dhënë nga Nedved.

Por, nga ana tjetër, ata i kanë shprehur teknikut italian se duhet të bëhen ndryshime të menjëhershme, në mënyrë që të sjellin rezultate, ndryshe do të merren masa të rënda për trajnerin italian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit