Kaos te Juventusi, Alegri shoqërohet nga forcat e policisë për t’iu shmangur tifozëve

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.09.2022, 18:11

Situata te Juventusi duket kaotike. Humbjet në Champions dhe në kampionat janë acaruar jashtë mase tifozët, të cilëve iu është sosur durimi.

Humbja ndaj Monzës së vendit të fundit i vuri kapakun inatit të tyre dhe tani ata duan me çdokusht largimin e Masimiliano Alegrit nga drejtimi i skuadrës.

Tekniku italian në fund të ndeshjes së djeshme la tribunën qëndrore të stadiumit “Brianteo” të Monzës, ku po ndiqte takimin edhe shkoi në drejtim të dhomave të zhveshjes për të takuar lojtarët.

Por, duke parë frikën e tifozerisë së Juventusit është shoqëruar deri në ambjentet e dhomave të zhveshjes me forca policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit