E rëndë në Ferizaj: Dhunohet një 18-vjeçare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2022, 10:55

Një rast i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku raportohet se një vajzë është dhnuar seksualisht nga një burrë i moshës madhore.

Viktima është një 18-vjeçare, ndërsa i dyshuari 44-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Reporterin”, Basri Shabani, drejtor i policisë rajonale në Ferizaj.

Shabani tha se i dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004.

I dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha Shabani për Reporteri.net.

I pyetur se për sa kohë dyshohet se 18-vjeçarja ka qenë viktimë e dhunimit, ai tha se po vazhdojnë hetimet.

“Hetuesit janë duke punuar në atë drejtim. Ka me u intervistu prapë viktima, për momentin i kemi veç këto informata”, ka deklaruar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit