Pacientët me dializë detyrohen të mjekohen privat, mungojnë kushtet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2022, 10:25

Pacientët që vuajnë nga dializa, përpos vështirësive që u sjell kjo sëmundje, përballen edhe me probleme të shumta që vijnë si pasojë e shërbimeve jo cilësore që ofrohen në institutet publike. Kjo ka detyruar ata që të zgjedhin qendra private për të mjekuar këtë sëmundje.

Kryetari i shoqatës së pacientëve me sëmundje në veshkë, Dushko Gjeorgjiev, tha se ndër problemet më të theksuara janë mungesa e aparateve dhe në shumicën e rasteve, ata janë donacion prej jashtë, ndërsa problem është edhe sigurimi i vendit të dializës.

Ai thotë se në qendrat private nuk përballen më këto probleme.

“Dializa është një procedurë e cila është shumë e vështirë për pacientët, megjithatë problemet që i kemi pasur më herët nga sigurimi i vendit të dializës në vendin e banimit, kryerja e dializës me aparate të cilat më së shpeshti ishin donacione nga shtete të tjera, tani janë ndryshuar kushtet, kemi dializë bashkëkohore evropiane, aparate të reja për dializë si dhe kushte të përmirësuar në qendrat e dializës”, deklaroi Gjeorgiev.

“Kemi lartë televizor, dëgjuse, na kshyrin mirë, na trajtojnë shumë mirë. Unë jam i kënaqur me dializën”, tha Sulejman Idrizi, pacient.

Drejtori gjeneral i Qendrës për Dializë Diaverum në Maqedoni, Dimitar Klisarovski pretenton se ky institut aplikon pajisjes më bashkëkohore të trajtimit të kësaj sëmundje.

“Fokusohemi te digjitalizimi, ku në fokus është pacienti dhe duam të tregojmë se, pacientët, edhe pse janë në dializë, mund të kenë jetë të mbushur. Ne i implementojmë të gjitha standardet më të reja që janë në botën e nefrologjisë për dializë, rezultatet mjekësore i kemi avancuar për 30% të të gjithë pacientëve në tre vitet e fundit”, tha Klisarovski.

Viteve të fundit, numri i personave të prekur nga sëmundjet e veshkave është në rritje.

Sëmundjet e veshkëve me kalimin e kohës të dërgojnë drejt hemodializës ose në transplant renal.

Mjekët rekomandojnë që, të rritet ndërgjegjësimi për këtë, ndërsa shteti të ndajë më tepër buxhet për të ndihmuar pacientëve me sëmundje të këtilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit