“Vinicius, je një majmun”/ Tifozët e Atletikos me kore raciste ndaj sulmuesit të Realit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.09.2022, 08:33

Para startit të derbit mes Atletikos së Madridit dhe Realit, e vlefshme për La Ligën që u mbyll me fitoren e "Los Blancos 1-2, janë regjistruar edhe disa kore raciste në drejtim të Vinicius Zhunior.

Jashtë stadiumit dëgjoheshin thirrjet e ultrasve bardhekuq: “Ti je një majmun, Vinicius ti je një majmun”, teksa këto video bën xhiron e rrjeteve sociale.

Këto kore raciste vijnë pas një fushate të fortë antiraciste si nga vetë Vinicius, ashtu edhe nga shumë brazilianë, pas fjalëve të Pedro Bravos në “El Chiringuito”, të cilat zemëruan brazilianët.

“Nëse doni të kërceni samba, shkoni në Brazil. Këtu ajo që duhet të bëni është të respektoni kolegët tuaj profesionistë dhe të ndaloni së vepruari si majmunë,” – tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit