Përmbytet spitali në Gjakovë, zjarrfikësit fillojnë evakuimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2022, 12:53

Gjendje e rënduar pas vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën është në qytetin e Gjakovës. Nga pamjet që vijnë nga atje, shihen rrugë të tëra të vërshuara e të mbuluara nga uji.

Gjithashtu shumë banorë janë detyruar që të dalin nga shtëpitë e tyre të cilat janë rrezikuar si rezultat i vërshimeve.

Në pamjet e publikuara “Syri Vizion” shihet që në rrugën “Shotë Galica” kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit me një barkë shpëtimi.

Aty shihet që është evakuuar një familje, pjesë e së cilës është edhe një foshnje. Zjarrfikësve u janë vënë në ndihmë edhe banorët e asaj lagjeje.

Ndërkohë uji ka përfshirë edhe objektin e spitalit të qytetit. Sipas pamjeve të publikuara shihet që një pjesë e objektit të spitalit është përmbytur nga uji.

Zjarrfikësve u janë vënë në ndihmë edhe banorët e asaj lagjeje.

Ndërkohë uji ka përfshirë edhe objektin e spitalit të qytetit. Sipas pamjeve të publikuara shihet që një pjesë e objektit të spitalit është përmbytur nga uji.

Situata e rënduar është edhe në qytetin e Rahovecit ku shumë fshatra janë vërshuar dhe uji ka arritur në nivele të frikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit