Osmani: “Levica” në shërbim të propagandës ruse

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2022, 15:20

"Analizat tona dhe të institucioneve flasin për indikacione për ndikimin rus në jetën partiako-politike të vendit, përmes burimeve të caktuara të financimit". Kështu ka deklaruar në brifingun e sotëm Ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse nga Departamenti amerikan I Shtetit kanë informacione për hyrje të parave propaganduese ruse në vend, në kontekst të telegramit të këtij institucioni dërguar ambasadave amerikane për raste të këtilla në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, Ministri Osmani ka theksuar se nuk ka asgjë shtesë sa I takon Maqedonisë së Veriut.

“Në kuadër të këtij informacioni të Stejt Departamentit, nuk kemi informata shtesë për ngjarje në vendin tonë, por ka nga analizat tona dhe të institucioneve edhe atë disa herë janë konstatuar përpjekje për implikime në jetën partiako-politike në RMV, por mendoj se me këto cështje merren institucionet kompetente”,deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Ministri Osmani nuk përmendi shembuj konkret, por më vonë duke komentuar paralajmërimet e “Levicës” për dorëzimin e nismës së re për referendum për Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë, tha se kjo parti është në shërbim të propagandës ruse.

“Referendumi një kombëtar për cështje strategjike për vendin është një presedan I rrezikshëm për RMV-në dhe kjo nuk guxon të ndodh. Në MPJ jam I kufizuar të komentoj, por për “Levicën” kam qëndrim timin – ata nuk janë parti maqedonase, por në funksion të propagandës ruse për ta kthyer popullin maqedonas kundër BE-së dhe SHBA-ve”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani bëri publike emrat e katër ambasadorëve të rinj. Në selinë e BE-së në Bruksel do të emërohet Zulfi Ismaili, në Paris Viktor Dimovski, në Podgoricë Zeqir Ramçilloviq dhe në Ankara, Jovo Manasijevski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit