Nga vërshimet në Shkup, u paraqitën 349 dëme të siguruara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2022, 12:23

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) sot kumtoi se shkupjanët kanë paraqitur 349 dëme nga moti i ligë që e kaploi Shkupin më 30 gusht të këtij viti, përderisa prona në “East Gate Mall” është e siguruar me franshizë prej 100.000 eurove.

Qytetarët dhe firmat nga Shkupi raportuan dëme të siguruara në të 11 shoqëritë e sigurimeve. Pothuajse 51 mijë banorë të Shkupit kanë sigurim aktiv të pronës dhe 215 prej tyre raportuan dëme nga stuhia e fortë që goditi zonën qendrore të qytetit në fund të gushtit. Nga të gjitha 349 dëme, 117 janë raportuar vetëm në një kompani sigurimesh.

Nga të gjitha dëmet e raportuara, numri më i madh, pra 215, janë në pronë apo pasuri të siguruar nga persona fizikë.

Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) nga të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë, kompanitë dhe personat e tjerë juridikë me seli në Shkup raportuan 134 dëme pasurore si pasojë e stuhisë së fortë të paprecedentë në kryeqytet.

Numri më i madh i dëmeve të raportuara në pronën e siguruar në një kompani është 117, nga të cilat 97 janë dëme në pronë të personave fizikë.

Deri në fund të gushtit të këtij viti, në territorin e qytetit të Shkupit janë aktive 67.420 kontrata për sigurim të pronës, të cilat i kanë lidhur qytetarët dhe kompanitë me shoqëritë e sigurimeve.

Qendra tregtare “East Gate Mall”, objektet e së cilës pësuan dëme të konsiderueshme të dukshme publikisht, e siguroi pronën me njërën nga kompanitë dhe kontrata u lidh me një franshizë prej 100 mijë eurosh. Franshiza nënkupton që të dyja palët bien dakord që kompania e sigurimit të mbulojë vetëm dëmet më të mëdha se 100,000 euro dhe vetë i siguruari do të mbulojë dëmet nëse vlera e tyre është më e ulët ose e njëjtë me shumën e përcaktuar nga franshiza.

Njëkohësisht, kjo qendër tregtare ka edhe sigurim të përgjegjësisë profesionale, si dhe një numër i caktuar i qiramarrësve të njësive afariste kanë edhe polica të sigurimit të pronës, bëjnë të ditur shoqëritë e sigurimeve.

Pse është i rëndësishëm sigurimi i pronës, çfarë mbulon dhe për çfarë duhet kushtuar vëmendje?

Sigurimi i pronës apo i pasurisë ofron mundësinë, që për një sasi të vogël të fondeve të investuara (të ashtuquajtur prim) të paguara nga pronari i pronës, kompania e sigurimit të marrë përsipër rrezikun dhe të paguajë dëmin e pasurisë nëse ndodh një ngjarje e dëmshme që sigurohet dhe përcaktohet në kontratën e sigurimit.

Gjatë lidhjes së policës së sigurimit, duhet të sigurohemi që shuma e siguruar të jetë adekuate me vlerën e pronës. Në rast se ndodh dëmtimi, shoqëria e sigurimit ka detyrimin të paguajë dëmshpërblim në masën e dëmit të pësuar.

Prona e amvisërive dhe personave juridikë është më së shpeshti e ekspozuar ndaj rreziqeve nga zjarret, përmbytjet, tërmetet, rrufetë, lunja (erë shumë e fortë), shpërthimet, vjedhjet, derdhjet nga rrjeti i ujësjellësit, kanalizimit dhe ngrohjes dhe dëmtime të tjera të mundshme pronësore. .

Të gjitha informacionet në lidhje me sigurimin e pasurisë gjenden në dokumentin e titulluar Kushtet e Sigurimit të Pronës, të cilin çdo kompani sigurimi është e detyruar t’ia japë çdo të siguruari.

AMS veçanërisht rekomandon që të gjithë personat e siguruar, përpara se të blejnë një polic sigurimi, të lexojnë me kujdes Përjashtimet nga sigurimi, të cilat përcaktojnë se cilat rreziqe nuk mbulohen dhe për cilat nuk kërkohet kompensim.

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose polisëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit