I burgosuri nga Shkupi realizoi planin për vjedhje gjatë vikendit të lirë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2022, 14:29

MPB njofton se është zbardhur një rast i vjedhjes në Shkup. Policia njofton se tentativa për vjedhje në gjatë muajit maj është bërë nga një i burgosur, i cili veprën e kishte kryer pasi kishte shfrytëzuar të drejtën për fundjavë të lirë.

“Njësiti i Punëve të Brendshme-Departamenti për Çështje Penale në Kisella Vodë zbardhur veprën penale “vjedhje e rëndë” në tentativë në banesë në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, pronësi e J.D. nga Shkupi, e bërë më 15.05.2022. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe pas ekspertizës, me datë 14.09.2022 është konstatuar se kryesi i veprës është N.D.(35) nga Shkupi, i cili është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Idrizovës, i cili veprën penale e ka kryer gjatë fundjavës së lirë. Me të në burg është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet një raport përkatës”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit