Vazhdojnë përplasjet në mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2022, 15:23

Vazhdojnë përplasjet mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së pasi dje kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi hodhi poshtë nismën për referendum mbi shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, pasi e njëjta u vlerësua si anti-kushtetuese.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nisma është plotësisht ligjore dhe se sipas tyre, LSDM dhe Xhaferi do të bëjnë gjithçka për të shmangur referendumin.

“U vërtetua se LSDM-ja antimaqedonase ka fluks konfrontimi me popullin. U vërtetua se së bashku me Talat Xhaferin do të bëjnë gjithçka për të shmangur referendumin në të cilin populli do të thotë se çfarë mendon për marrëveshjen e dëmshme me Bullgarinë. Referendumi për anulimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për Referendum, dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën. Kjo pyetje e referendumit nuk e ndryshon Marrëveshjen, përkundrazi, Ligji i Ratifikimit që e shpall atë të vlefshëm është i kontestuar”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndërsa nga LSDM thonë se nisma për referendum është mashtrim i Mickoskit për të shpëtuar karrigen e tij në parti.

“Hristijan Mickoski me qëllim parashtroi një iniciativë për referendum e cila është jokushtetuese, duke e ditur vetë se referendumi i tij është i destinuar të dështojë për shkak të mbështetjes së dobët të qytetarëve. Kushtetuta si akti më i lartë juridik është i qartë: Neni 118 përcakton qartë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Marrëveshja e fqinjësisë së mirë është marrëveshje ndërkombëtare dhe sipas Kushtetutës, efekti juridik i saj nuk mund të ndryshohet me ligj, siç e imagjinon Mickoski”, theksojnë nga LSDM.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit