Shpallet konkurs për pranimin e 200 ushtarëve profesionistë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2022, 12:52

Ministria e Mbrojtjes sot e publikoi Shpalljen publike për pranimin e 200 ushtarëve profesionistë për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Afati për regjistrimin e kandidatëve është 15 ditë, duke përfshirë edhe ditën e shpalljes.

“Sipas ndryshimeve të reja ligjore për shërbimin në ushtri, ushtarët e ardhshëm profesionistë nga momenti i nënshkrimit të kontratës do të marrin pagë fillestare mbi 25.000,00 denarë me mbi 9.000,00 denarë shtesë – mjete për sigurim banesor nga 01.01.2023, shpjegojnë nga MM.

Kandidatët për ushtarë profesionistë aplikacionin e tyre mund ta dorëzojnë në mënyrë elektronike së bashku me dokumentet e nevojshme në adresën elektronike: [email protected] dhe në Departamentet e Mbrojtjes në ose afër vendbanimit, së bashku me dokumentet e nevojshme.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në procedurën e përzgjedhjes, kandidatët për ushtarë profesionistë do t’i nënshtrohen testeve të aftësisë fizike dhe ekzaminimeve shëndetësore të kryera nga komisionet e posaçme.

Kushtet për regjistrimin e personave në shpalljen publike janë që të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut; të jetë në moshë madhore; të ketë përfunduar së paku arsimin e mesëm; të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimit të shpalljes për pranim dhe të jenë të shëndetshëm dhe të aftë fizikisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit