Icardi te Galatasaray, zbulohen 6 kërkesat luksoze të Wanda Narës për turqit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2022, 19:40

Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e futbollistit argjentinas Mauro Icardi ka bërë të mundur huazimin e tij nga PSG te Galatasaray, Turqi.

Por që ky huazim të realizohej me sukses ashtu siç ishte parashikuar, Nara ka bërë një listë me 6 kërkesa për ekipin turk. Sipas mediave, aktorja dhe modelja argjentinase ka kërkuar një shofer privat 24-orësh që ta shëtisë nëpër qytet.

Ajo ka kërkuar një kuzhinier personal që të gatuajë për familjen e tyre, një shtëpi private dhe një ekip sigurie që të ruajë shtëpinë dhe familjen e tyre në çdo moment.

Wanda ka kërkuar edhe një hotel për të qendruar deri në dhjetor kur ata të sistemohen në shtëpinë e tyre. Së bashku me këtë, ajo do edhe një shkollë për 5 fëmijët e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit