Bayerni ka mposhtur mbrëmjen e djeshme Interin me rezultatin 0-2 në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League.
Sane shënoi në pjesën e parë, dhe D’Ambrosio tundi rrjetën e tij në pjesën e dytë duke shkaktuar autogolin që vendosi sfidën në 0-2.
Para fillimit të ndeshjes, kamerat fokusuan momentin e ndodhur gjatë intonimit të himnit.
Njëri nga vogëlushët që qëndronte pranë lojtarëve po bënte me duar “Shqiponjën dykrenare".
Nuk dihet nëse origjina e djaloshit është shqiptare, apo ka pasur një domethënie tjetër.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.