Mbrëmje perfekte për familjen Simeone, Xhovani i gëzohet dhe fitores së babait

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 08.09.2022, 07:57

Familja Simeone ka përjetuar një natë magjike në Champions League. Diego Simeone mposhti Porton me Atletikon e tij, ndërsa i biri, Xhovani, shënoi gol me Napolin në fitoren 4-1 ndaj Liverpoolit.

Fitorja dramatike e Atletikos ndaj Portos, erdhi në minutën e 101. Në rrjet po shfaqet një video e sulmuesit të Napolit, Xhovani Simeone, teksa ishte duke dhënë prononcimin pas sfidës ndaj Liverpoolit.

Në një monitor të stadiumit të Napolit, teksa argjentinasi po fliste, është shfaqur rezultati se Atletiko Madridi shënoi golin e fitores në minutën e 101 ndaj Portos.

Në këtë moment, Xhovani nuk mundi ta fshinte dot gëzimin, duke festuar për këtë triumf të babait të tij. Pamjet po bëjnë xhiron e internetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit