Sherri me një viktimë në Maliq/ Djali ishte bashkë me të atin, nuk e pa kur e vrau komshiu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 15:49

Mbrëmjen e djeshme dy fermerë u përfshinë në një zënkë për shkak të qenit të njërit prej tyre, teksa ngjarja përfundoi me një viktimë.

Nesti Sotiri u vra për vdekje me thikë nga komshiu i tij Velo Hazisllari. Shkak u bënë qentë e autorit.

Djali i viktimës në momentin e sherrit ka qenë aty, por po fuste bagëtitë në stallë dhe nuk ka parë momentin e vrasjes.

Trupi i të ndjerit është ende në morg, teksa djali i viktimës po merret në pyetje ende, është ende i tronditur dhe ende nuk di që babai i ka vdekur, por që është në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit