Babai me djalin e shpëtojnë vajzën nga rrëmbimi në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.08.2022, 10:24

Policia ka njoftuar se të hënën e 8 gushtit, në Prishtinë, një person ka tentuar me forcë ta fusë në veturë një vajzë.

“Ngjarja kishte ndodhur të hënën e 8 gushtit, rreth orës 15:35 në rrugën “Çeta e Llapit”, në Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari i kishte kërcënuar edhe babain edhe vëllain e viktimës me pistoletë dhe ishte larguar, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

“Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit