Është shumë leshatore, gruaja vendos të rrisë mjekrën: E dua veten kështu!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.08.2022, 09:09

Një grua ka vendosur të mos shqetësohet më të qenurit leshtore por të rrisë qimet e fytyrës dhe mjekrën.

Gruaja, e cila mban username @dakotasbeard në TikTok, ka treguar në disa video mjekrën e saj pasi vendosi të mos përdorë më brisk.

Dakota Cooke, 30 vjeçe, vuri re rritjen e tepërt të qimeve në fytyrën e saj në moshën 13-vjeçare dhe iu nënshtrua trajtimeve si depilimet mujore, për të frenuar rritjen e qimeve, por pa rezultat.

Fillimisht, doktori i saj i rekomandoi që të shkonte në palestër "të paktën dy orë në ditë" në mënyrë që të "punonte" për nivelet e saj të larta të testosteronit.

Që atëherë, mjekra e Dakotës filloi të bëhej 'më e gjatë dhe më e errët' pavarësisht niveleve të përmirësuara të aktivitetit fizik që kryente.

Dakota u takua me një endokrinolog i cili fillimisht mendonte se ajo mund të kishte Sindromën e Vezores Polikistike (PCOS).

Gjendja, e cila prek afërsisht një në dhjetë gra, ndikon në funksionin e vezoreve dhe mund të shkaktojë që gratë të kenë perioda të parregullta, puçrra fytyre, kiste në vezore dhe rritje të tepërt të qimeve (hirsutizëm).

Megjithatë pas disa testimeve, profesionisti mjekësor vendosi se ajo nuk e kishte këtë gjendje. "Pra, në këtë pikë, ata me të vërtetë nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh”,-tha ajo.

Gruaja vendosi t’i linte qimet e mjekrës dhe gjoksit t’i rriteshin duke mos u përpjekur më t’i eliminonte ato.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit