Shkrumbohen dy shtëpi në Gramsh, 8 anëtarë të një familjeje në qiell të hapur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 08:45

Për shkak të një shkëndije elektrike, janë bërë shkrumb e hi dy shtëpi në fshatin Kabash, Gramsh.

Zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe flakët kanë shkrumbuar totalisht banesat.

Mësohet se banesat janë në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë pasi 8 anëtarët e familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.

ë vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por shtëpitë për shkak të erës janë shkrumbuar totalisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit