Sherri me thika në Maliq që përfundoi në vrasje/ Vëllai i autorit: Më vjen turp, ishin shok!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 08:26

Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një sherr mes dy fermerëve në fshatin Rrëmbec, teksa përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre me thikë.

I ndjeri është identifikuar Nesti Sotiri dhe autori është bashkëfshatari i tij shtetasi Velo Hazisllari.

Viktima dhe autori ishin komshinj në fshat dhe kanë pasur konflikte të vjetra, ndërsa vëllai i autorit Vel Hazisllari që vrau dje me thikë 60- vjeçarin Neso Sotiri në Maliq, ka folur për ngjarjen.

Ai është shprehur i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit.

Ai tha se kishte ardhur me pushime dhe se vetëm një ditë e kishte parë të vëllanë.

“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, thotë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit