Vrasja në Maliq, identifikohet fermeri që u vra nga bashkëfshatari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 22:25

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Maliqin mbrëmjen e sotme. Mësohet se një konflikt mes dy fermerëve në fshatin Rrëmbec ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre me thikë.

Viktima është identifikuar Nesti Sotiri dhe autori është bashkëfshatari i tij shtetasi Velo Hazisllari. Pavarësisht transportimit me urgjencë në spital, 60-vjeçari Kusari nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima dhe autori ishin komshinj në fshat dhe kanë pasur konflikte të vjetra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit