“Çmendet” RTSH, vendos këngë serbe me taksat e shqiptarëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.08.2022, 21:31

Radio Televizioni Shqiptar është një institucion i kritikuar shumë përgjatë viteve për shkak të performancës së tij të dobët dhe për rënien deri ne nivele minimale të audiencës. Vështirë të gjesh ndonjë shqiptar sot të pranojë se sheh ndonjë program nga RTSH.

E megjithatë çdo muaj ne paguajmë në faturën e dritave edhe një taksë prej 1 mijë lekësh të vjetra. Nuk dihet në fakt se përse duhet t’i paguajmë këto taksa kur askush nuk e sheh këtë televizion.

Madje situata bëhet akoma më e çuditsahme kur RTSH jep këngë serbe në programet e tij, ndërkohë që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Kanë qenë qytatarët që kanë denoncuar këtë fakt pranë Joq Albania.

Në vijim mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq, kenge serbisht ne RTSH. Vellezer e kaluar vëllezërve i kemi. Fshati digjet e k*rva krihet. Kosova ne konflikt me Serbine kurse ne televizionin tone kombëtar jepen kenge serbisht. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit