Protesta për vrasjen e Jonadës: Qytetarët lyejnë me bojë kuqe Ministrinë e Brendshme dhe ulen këmbëkryq te Kryeministria

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 20:41

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët qindra qytetarë kanë dalë për të protestuar sërish për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga ish-efektivi Arjan Tase. Qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithëm Gledis Nano, si personat përgjegjës për këtë masakër.

Qytetarët kanë lyer me bojë kuqe muret e Ministrisë së Brendshme si shenjë për të reaguar pas gjakut që uniformat blu po u marrin qytetarëve.

Ndërkohë pasi kanë mbërritur te Kryeministria, qytetarët janë ulur këmbëkryq për disa minuta në mes të bulevardit.

Shumë fëmijë që i janë bashkuar protestës për vrasjen e bashkëmoshatares së tyre janë ulur në shkallët e Kryeministrisë me pankarta në duar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit