Trixa ‘hap zemrën’ dhe i thotë të gjitha për Donaldin, nuk kursehet as për Borën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 16:55

Beatrix Ramosaj ka marrë të gjithë vëmendjen e publikut për lidhjen me Donald Veshajn brenda shtëpisë së BBV dhe ndarjes me të pas daljes.

Këngëtarja u piketua nga një publik i tërë për faktin se nisi një romancë me aktorin i cili kishte ndjenja për ish-in e tij, Bora Zemanin.

Beatrix e lodhur nga bullizimet dhe komentet negative ndaj saj ku shpesh është cilësuar si ‘hajdute burrash’.

Së fundi ajo ka pranuar hapur se tekstet e këngëve që ka publikuar i përshtaten historisë së saj me aktorin.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha Trixa.

Trixa ka treguar se aktualisht është ‘single’, ndërsa Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin.

Vlen të theksohet se pas ndarjes, Trixa postonte në Instagram detaje që lidheshin me Donaldin duke lënë të kuptohej se ndjente ende dhe pas krisjes së marrëdhënies së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit