JOQ ALBANIA zgjon nga gjumi Tatimet dhe Jeta Dedën, gjobitet pronari sarandiot që desh vrau me thikë klientin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.08.2022, 14:49

AKU ka gjobitur me 3 milionë lekë pronarin që ditën e djeshme, kanosi me thikë klientët që nuk ranë dakord për çmimet e larta. Mësohet se pronari i armatosur me thikë nuk e kishte të regjistruar biznesin dhe mesa duket ka pasur shkelje edhe përsa i përket ushqimit.

Ky zgjim i AKU-së, me në krye Jeta Dedën, erdhi, pasi JOQ ALBANIA raportoi sherrin e ndodhur ditën e djeshme. Prej shumë muajsh, JOQ i ka kërkuar specialistëve të AKU-së të shtrojnë kontrollet në terren për shkak të produkteve, por vetëm kur ngjarja bëhet e madhe, ata bëjnë sikur marrin masa.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin e shpallur në kërkim A. Ç., 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij, ku ditën e djeshme ky shtetas kanosi me mjet prerës thikë, disa klientë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Ç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit