Sot, protesta e dytë për Jonadën! Qytetarët paralajmërojnë përshkallëzim

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.08.2022, 12:37

Ditën e sotme qytetarët do të dalin sërish në protestë për Jonadën e vogël, e cila u vra nga skafi që drejtohej nga një efektiv policie, pak ditë më parë në Potam.

Qytetarët, lanë afat deri sot që Rama të shkarkonte Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.

Nuk dihet nëse numri do të jetë aq i madh sa atë ditë të enjteje, por pritet që shumë qytetarë të mblidhen tek Ministria e Brendshme dhe më pas tek kryeministria.

Sipas paralajmërimeve të bëra në protestën e parë, pritet që sot gjërat të përshkallëzohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit