Polici ekzekuton me plumb në kokë kampionin botëror të arteve marciale

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 07:35

Një krim i rëndë ka ndodhur në Brazil në orët e para të së dielës, pasi është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike një nga legjendat e arteve marciale, Leandro Pereira, 8 herë kampion bote në disiplinën e Jiu-Jitsu.

Sportisti 33-vjeccar kishte kaluar orët e vona të natës së të shtunës në një diskotekë në Sao Paulo, ku kishte filluar një zënkë me një person të pranishëm, i cili me sa duket ishte në gjendje të dehur. Pereira kishte vendosur që ta qetësonte me një kapje sportive me të cilin ishte i famshëm, duke e shtrirë në tokë.

Por në momentin që e lëshoi, personi në fjalë nxori pistoletën dhe e qëlloi me plumb në kokë nga distancë e afërt, duke u larguar më pas nga vendngjarja. Pareira u transportua drejt spitalit me urgjencë, por u shpall i vdekur rrugës. Ndërkohë, personi që e qëlloi është shpallur në kërkim pasi policia e Sao Paulo ka bërë të ditur se e ka identifikuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtar të policisë ushtarake në këtë vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit