Aksident i rëndë në Rogovë të Rahovecit, tre persona të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.08.2022, 19:30

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Rogovë të Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumir Graishta i cili tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit po trajtohet për momentin në spitalin rajonal të Gjakovës, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha zëdhënësi Graishta.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre është rrokullisur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit