Grenell i reagon Sveçlës për arrestimin e spiunes ruse

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.08.2022, 18:08

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter, për arrestimin dhe shpalljen “non grata” të spiunes ruse, Daria Aslamova.

Pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte shkruar në Twitter se rusja Aslamova u arrestua në të njëjtën ditë kur Policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale në veri të vendit, Grenell ka thënë se ky “është një precedent i tmerrshëm”.

“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm”, shkroi Grenell.

“Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa. Sveçla kishte shkruar se arrestimi i Aslamovës, të cilën sot njoftoi se e ka shpallur “non grata” duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vjet – është “ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës”, përfundoi Grenell.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit