U raportua si e zhdukur, e mitura po bashkëjetonte me një 34-vjeçar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.08.2022, 10:27

Para 20 ditësh familjarët e një të miture në Gjilan, kishin raportuar në polici se kjo e fundit ishte zhdukur, ndërkaq të shtunën e mitura i tha policisë se gjatë asaj periudhe ishte duke bashkëjetuar me një 34-vjecar.

Sipas policisë, e mitura ka raportuar se gjatë bashkëjetesës ishte keqtrajtuar nga 34-vjeçari.

Ende nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit