Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.08.2022, 09:27

Një shtetas i Bosnjës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, të shtunën rreth orës pesë të mëngjesit.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, viktima edhe më herët kishte pasur disa probleme shëndetësore”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit