Posta Shqiptare organizon koncert për të moshuarit me lekët e pensioneve të vjedhura

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.08.2022, 12:06

Pasi u vodhi pensionet, Posta Shqiptare organizoi koncert për të moshuarit.

Ironike apo jo miq?! I torturon në mes të vapës, u mban bonusin e kohës së luftës, punonjësit e kltij institucioni u vjedhin pensionet të moshuarve, e më pas u organizojnë koncerte. Koncerti i titulluar “Nona”, dedikuar gjysheve me pension të vjedhur…

Është kjo taktikë e njohur e Rilindjes, e implementuar edhe nga drejtoresha e Postës Shqiptare që synon t’i bëjë qytetarët të harrojnë hallet që u ka sjellë kjo qeveri.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, dy punonjës të Postës Shqiptare në Divjakë u vunë në pranga se u vodhën pensionet të moshuarve.

Në darkë në koncert, nesër në pisk të vapës duke u shulluar në diell e duke mbajtur radhën për të marrë 100 mijë lekëshin e vobektë të qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit