Dalin në protestë pronarët e skafeve dhe jet-skive: Po bllokohen pa shkak për një aksident!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.08.2022, 09:36

Mëngjesin e sotëm, pronarë dhe administratorë mjetesh lundruese të tipit skafe, gomone, apo edhe jet-ski kanë dalë në protestë përpara Policisë Kufitare në Vlorë.

Ata po protestojnë për rikthimin e mjeteve lundruese të konsfiskuara nga Policia e Shtetit pas tragjedisë së ndodhur në Potam.

Protestuesit thonë se kjo nuk duhet të ndodhte në kulm të sezonit turistik pasi kanë taksa e fatura për të paguar. Ata shtojnë se penalizohen nëse nuk i paguajnë dot pasi “janë kredimarrës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë”.

Për ta, bllokimi ka ndodhur pa arsye për shkak të një aksidenti, pasi dokumentet i kanë të rregullta e paguajnë edhe sigurime shoqërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit