Në një emision sportiv në Gjermani janë zbuluar pagat e lojtarëve të klubit të Bayernit të Mynihut.
Pas largimit të Robert Lewandowskit, i cili kishte një pagë prej 25 milionë eurosh në vit, vendin e parë e mori Sadio Mane i ardhur këtë verë nga Liverpooli.
Me rreth 22 milionë euro në vit, Mane është në krye të lojtarëve më të paguar te kampionët gjermanë.
Vendin e dytë e mban Manuel Neuer me 21 milionë euro, ndërsa të tretin Thomas Müller me 20.5 milionë euro.
Më pas vijnë tre lojtarët e krahut Leroy Sane (20 milionë euro), Kingsley Coman (20 milionë euro) dhe Serge Gnabry (19 milionë euro).
Pas tyre vjen Joshua Kimmich me pagë prej 19.5 milionë euro, ndërsa përforcimi i fundit i madh i Bayern Munich, Matthis De Ligt, i ardhur nga Juventusi, do të paguhet 16 milionë euro në vit.