Shpërthen Alegri: Nuk jam mjek që më pyesni për Pogbanë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 05.08.2022, 10:20

Juventusi luajti dje ndaj ekipit U23 në ndeshjen tradicionale të çdo viti.

Trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri u pa i acaruar pas ndeshes, pasi dëmtimi i Pol Pogbasë duket se e shqetëson jo pak.

I pyetur nga gazetarët për gjendjen e francezit, Alegri ka ngritur tonin duke shpërthyer ndaj tyre.

Alegri tha:

Mjaft më pyetët për Pogbanë, sepse nuk jam mjek. Unë shpresoj ta kem sa më shpejt lojtarin në dispozicion dhe kaq. Gjithsesi, grupi që kemi është mjaft kompetitiv për të përballuar një kampionat, i cili do të jetë edhe më i vështirë sesa vjet. Kjo, pasi Interi, Milani, por edhe Roma janë përforcuar ndjeshëm. Gjithsesi, edhe unë jam shumë i lumtur nga merkatoja që klubi ka bërë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit