Njihuni me “Mihalin e Gjipesë”/ “Vajzat i kërkuan t’u hapte çadrën, i tha: Ju jeni për Dubai”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 20:29

Duket se çdo plazh i Jugut e ka nga një “Mihal”. E keni parasysh trimin e Porto Palermos që terrorizoi turistët e huaj duke i hipur mbi xhamin e makinës që të mos iknin?!

Epo edhe Gjipeja e ka një të tillë, që terrorizohen pushues të huaj e shqiptarë. Mbase i dhunuar psikologjikisht nga mungesa e pushuesve këtë sezon, ky person nuk ka ditur si të trajtojë as ata që i kanë ardhur.

Një vajzë ka denoncuar me identitetin e saj të plotë një ngjarje të pabesueshme të ndodhur një fundjavë në Gjipe.

Ajo shpjegon se ky person sillej tmerrësisht keq me pushuesit që i kishin paguar 15 mijë lekëshin e shezlongut duke ofenduar një grup vajzash të cilat me mirësjellje i kërkuan t’u hapte çadrën.

Zotëria jo vetëm i ofendoi kur i kërkuan t’u ndërronte shezlonget, por u ndërroi vendin e hijes edhe turistëve të huaj duke u kërkuar pagesë shtesë e duke i zhvendosur në çadër individuale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit