Peshonte mbi 100 kilogramë, Interi fut në dietë Romelu Lukakun

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.08.2022, 08:02

Romelu Lukaku u rikthye te Interi këtë verë ku mbërriti si huazim nga Chelsea, pas sezonit të dështuar që kaloi në Londër.

Belgu nuk arriti të përshtatej dot dhe shumë shpejt doli jashtë planeve të trajnerit Thomas Tuchel, i cili dha miratimin për largimin e lojtarit.

Këtë verë zbarkoi sërish në Giuseppe Meazza dhe është më i vendosur se kurrë për t’u rikthyer në nivelet më të larta.

Kur u shfaq, Lukaku shtangu Interin me pamjen e tij pasi peshonte mbi 100 kilogramë dhe klubi e urdhëroi menjëherë të fillonte një dietë mesdhetare.

Pak javë më vonë efekti u pa dhe Lukaku duket vërtet në formë para fillimit të sezonit të ri. Gjatë një prej seancave stërvitore ai hoqi bluzen dhe muskujt i dolën në pah dhe duket fare qartë se nuk është më mbipeshë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit