Xhaferi: Kemi një shtet të përbashkët, të gjithë jemi përgjegjës ta ruajmë dhe zhvillojmë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2022, 12:42

Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë kemi përgjegjësi ta ruajmë dhe zhvillojmë, për ne dhe për gjeneratat e ardhshme.

Ky është borxhi ynë ndaj të gjithë atyre që luftonin për një shtet të atillë qytetar, shoqëri e të gjithë qytetarëve ku do të rriten fëmijët, nipërit tanë dhe gjenerata të reja të cilat meritojnë të jetojnë, të rriten të arsimohen dhe të krijojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane, shtet bashkëkohor dhe prosperues i qytetarëve evropianë, theksoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fjalimin e sotëm në Qendrën Përkujtimore KAÇKM në Pelincë me rastin e festës shtetërore Ilindeni.

Duke e uruar festën kur i shënojmë të dy Ilindenët dhe përvjetorët, 119 vjetorin (1903) e Republikës së Krushevës dhe 78 – vjetorin (1944) të Mbledhjes së KAÇKM-së, që këtë vit zhvillohet nën moton “Ilindeni – fuqia jonë për të ardhmen”, Xhaferi theksoi se Ilindeni me të vërtetë është koncepti i vetëm i cili e përshkruan vlerën dhe bazën nga e cila nisemi të gjithë dhe në të cilën gjejmë forcë të gjithë për vazhdimin më tutje në ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët të shtetit tonë të përbashkët për ne, për gjeneratat tona të ardhshme, qytetarë të ardhshëm të familjeve evropiane dhe botërore të popujve, duke i kremtuar dhe festuar vlerat që na bashkojnë dhe ndërlidhin, vlera që na bëjnë qytetarë krenarë dhe të bashkuar të shtetit tonë të përbashkët.

“Postulatet me të cilat janë definuar qartë të drejtat dhe liritë e përgjithshme dhe të veçanta njerëzore, me të cilat definohet qartë karakteri multietnik, multikulturor dhe multikonfesioal i shtetit tonë janë baza shumë e fortë mbi të cilën do të vazhdojmë të ecim si edhe deri tani. Ngjarjet nga e kaluara na bindën se vetëm bashkimi kah shtëpia e përbashkët për të gjithë, me vizion të qartë, me mençuri dhe arsye është qëllimi i fundit i vetëm, natyror dhe i realizueshëm. Nëse sillemi me përgjegjësi dhe arsye ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve, me respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke e pranuar shprehjen e veçorive dhe karakteristikave të çdo një bashkësie etnike, kulturën, gjuhën, veçoritë e identitetit si e drejtë natyrore, atëherë rruga kah e cila duhet të ecim është moti e determinuar, që nga ilindenasit e parë.

Ato kanë qenë të vetëdijshëm se vetëm me tejkalimin e kornizës së ngushtë dhe egoiste, me hapjen e trurit dhe përqafimin e fortë të të mirave që i ofron vendi ynë, do të jemi shembull për vlerë të re dhe të shtuar në rajon dhe më gjerë”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se sfidat në rrugëtimin tonë assesi nuk pushojnë dhe nuk zvogëlohet barra e vendimeve që duhet të merren, ndërsa çdo vështirësi e re, çdo pengesë e re është test për shtetin, për institucionet dhe për qytetarët, dhe natyrisht se kjo frustron.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit