Shënohet 2 Gushti – Dita e Republikës dhe Ilindenit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2022, 11:15

Njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet nga Republika e Krushevës dhe 78 vjet nga mbledhja e parë e KAÇKM-së shënohen sot më 2 gusht – Dita e Republikës.

Me Kryengritjen e Ilindenit dhe Republikën e Krushevës në vitin 1903 ndërsa dhe në Ilindenin e dytë, në vitin 1944 me Mbledhjen e parë të KAÇKM-së janë vendosur shtyllat e Republikës dhe të shtetësisë. Këtë vit, 2 Gushti – Dita e Republikës – Ilindenit, shënohet nën slloganin “Ilindeni – fuqia jonë për të ardhmen”.

Me këtë rast, presidenti i shtetit dhe delegacionet e Kuvendit dhe të Qeverisë do ta shënojnë festën me një numër të madh solemnitetesh. Institucionet e shpallën agjendën e festës së sotme, sipas të cilës, këtë vit, shefi i shtetit Stevo Pendarovski do të kryesojë delegacionin shtetëror-kishtar në një vizitë në manastirin “Shën. Prohor Pçinski”, në ceremoninë në Krushevë do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të mbajë fjalim në manifestimet e organizuara në Pelince.

Shënimi i Ditës së Republikës dhe Ilindenit ka filluar me ngjarjet në Shkup, në orën 08:00, ku delegacioni i kryesuar nga presidenti i shtetit Pendarovski vendosi lule në varrezat e ish presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski dhe të gjeneralit Mihajlo Apostolski, si dhe para përmendores së luftëtarëve të rënë të KAÇKM-së në Alenë e kolosëve në varrezat e qytetit “Butel”.

Më pas delegacionet do të vendosin lule të freskëta në përmendoren e KAÇKM-së në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup, në monumentin e Nikolla Karevit para Kuvendit, si dhe në memorialin e Metodija Andonov-Çentos në sheshin e qytetit.

Shënimi i festës do të vazhdojë me fjalimin e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në pllajën e vilës Vodno në ora 9:00, më pas do të ndahen dekoratat Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Urdhri për Merita Ushtarake dhe Do të jepet Medalja e Guximit.

Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas vdekjes do ti jepet Krste Cërvenkovskit, për kontributin e veçantë, strategjik, afatgjatë dhe unik në themelimin dhe zhvillimin e shtetit maqedonas dhe shoqërisë maqedonase.

Delegacioni qeveritar në ngjarjet në Shkup do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim i Resorëve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, ku do të jenë ministrat e Mbrojtjes dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës, Sllavjanka Petrovska dhe Admirim Aliti, zëvendësministrat për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe për Mbrojtje, Hristina Oxhaklieska dhe Bashkim Hasani dhe koordinatori nacional për zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërinstitucional Robert Alagjozovski.

Pas festimeve në Shkup, delegacioni shtetëror- kishtar, i kryesuar nga presidenti Pendarovski, pas tetëmbëdhjetë vjetësh, me rastin e 2 gushtit – Ilindenit, në ora 12:30 do të vizitojë manastirin “Shën. Prohor Pçinski”, ku më 2 gusht 1944 u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM). Në delegacion do të jenë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, deputetët Miroslav Jovanoviq dhe Lidija Tasevska, Mitropoliti Kumanovë-Osogova Grigorij, peshkopi Stobiski Jakov, si dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit dhe Unioni i Luftëtarëve të LNÇ-së.

Para Qendrës Memoriale në Pelince, në nder të mbledhjes së Parë të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë, para monumentit të KAÇKM-së, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të vendosë lule në orën 10: 00 paradite. Para monumentit të KAÇKM-së në Qendrën Memoriale të Pelincës do të vendosen lule nga delegacioni qeveritar i përbërë nga ministrat e Punës dhe Politikës Sociale dhe Shëndetësisë, Jovana Trençevska dhe Bekim Sali dhe zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu.

Pas vendosjes së luleve do të mbajë fjalim kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe do të organizohet një program kulturor-artistik.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në krye të delegacionit të lartë qeveritar, me nderime dhe festime shtetërore në Krushevë do ta shënojë festën e madhe kombëtare Ilinden. Delegacioni qeveritar do të përfshijë zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, zëvendëskryeministren përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska dhe ministrat e Kulturës dhe Punëve të Brendshme, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Oliver Spasovski.

Dyzet e një vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të SHF të Jugosllavisë.

Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento.

Asambleja i miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore – Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklaratën për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit