Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Peshkopi. Një automjet tip BMË ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar drejt e në oborrin e Gjykatës. Si pasojë e incidentit mësohet se është lënduar roja i objektit.
Roja me inicilae G.D. fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.