Në spitalin modular të Tetovës zjarri kishte shpërthyer nga defribilatori e jo nga kablloja vazhduese

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2022, 15:11

Ndërkohë që prokuroria е Tetovës ka ngritur akuzë në Gjykatën Themelore të këtij qyteti për djegien e Spitalit Modular të ndodhur 10 muaj më parë, për herë të parë, një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje, kërkon që dëshmia e tij të merret parasysh nga organet.

Në një intervistë për alsat, Mumin Ismali, i pranishëm gjatë incidentit që i mori jetën nënës së tij, ndan përpjekjet e tij për mbijetesë, por pas zgjimit nga asfiksimi, sheh që ai ka shpëtuar, por jo edhe nëna e tij. Në dëshminë e dhën, Ismaili thotë se ka qëndruar afro një muaj brenda modularit, me kërkesë të mjekut të spitalit, me qëllim që t’i shërbejë dhe ndihmojë nënës së tij.

Zjarri sipas tij, ra fillimisht në dhomën 3, por pavarësisht përpjekjeve të tij për të dalë, rrjeta e dritareve dhe tymi i flakëve të shpejta, e shembën përtokë në asfiksim, për gati 8 minuta deri sa të rizgjohej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit