Napoli pret Ronaldon, marrëveshja duket shumë afër

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.07.2022, 18:52

Bayerni, Chelsea dhe Barcelona kanë qenë 3 klubet që ishin pranë Ronaldos këtë merkato vere, por ato kanë qenë të pa interesuara për ta transferuar portugezin.

Në këto kushte, është radha e Napolit që të futet fuqishëm në garë për ta mbyllur një transferim të tillë.

Italianët duan ta shndërrojnë 37- vjeçarin në një ikonë të klubit dhe mendojnë se ai do të sillte një popullaritet të jashtëzakonshëm, të krahasueshëm me atë të Diego Armando Maradonës.

Presidenti De Laurentis dhe agjenti i lojtait, Mendesh kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe Kristiano është gati të ulë edhe rrogën, mjafton që të largohet nga “Old Trafford”.

Napoli e pret, të shohim a do mbyllet me sukses ky transferi...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit