Nënshkruhet kodeksi për zgjedhje fer dhe demokratike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2022, 14:49

Bartësi i listës së BDI-së për Këshillin e komunës së Tetovës, Faton Ahmeti sot ka nënshkruar kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike që pritet të mbahen më 20 Gusht të këtij viti.

Sot, përpara Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë dhe bashkë me përfaqësuesit e listave për anëtarë të këshillit komunal në Tetovë që do të garojnë në zgjedhjet e 20 gushtit, nënshkruam kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike.

Verdikti dhe vota e qytetarit janë shtylla e parë mbi të cilën ndërtohet një shoqëri demokratike!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot e 20 vite ka dëshmuar përkushtim të palëkundur në promovimin e vlerave demokratike, duke hartuar dhe implementuar politika shtetërore, që sot padyshim se reflektojnë edhe në rrafshin lokal.

Ta ruajmë dinjitetin e votuesit tetovar, dhe le të fitojnë më të mirët!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit